Pse nuk transmetohet askund meçi i Tyson Furyt

0%

Shpërndaje në: Meçi i radhës i Tyson Furyt zhvillohet sot në Tajlandë. Përballë boksierit të njohur britanik do të jetë Mariusz Wach i Polonisë. Por meçi nuk transmetohet në televizion apo në ndonjë platformë, ka shkruar Sky Sports. Është në fakt meç përgatitor për Furyn, për duelin e shumëpritur me Anthony Joshuan, të planifikuar për në dimër. Dhe Fury nuk pritet të ketë telashe.

Meçi në Tajlandë do të zhvillohet me dyer të mbyllura, në bazën stërvitore të britanikut në Tajlandë. Është projektur që të ofrojë duelin e duhur për Furyn, pa rrezikuar meçin me Joshuan. Meçi pritet të zhvillohet pasdite.

Burimi: Koha