Vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të

0%

Prindërit e Refit (Nertil) Buzit, 35-vjeçarit që vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën në Rroskovec, kanë reaguar për ngjarjen e rëndë, duke hedhur akuza ndaj familjes së vajzës dhe duke e lidhur konfliktin me një shumë parash të dërguara nga djali i tyre gjatë kohës që jetonte në Angli.

Sipas tyre, gjatë periudhës së bashkëjetesës, që ka zgjatur rreth 9 vite, djali i tyre i kishte dërguar para 24-vjeçares, ndërsa pas ndarjes i kishte kërkuar kthimin e tyre. Prindërit pretendojnë se familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthejë shumën, çka, sipas tyre, ka çuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Babai i autorit thotë se bëhet fjalë për rreth 180 mijë paund, ndërsa nëna shton se paratë i janë marrë vajzës nga familjarët e saj. “Djali ia dërgonte paratë Rozalindës. Diskutohet për 180 mijë paund”, shprehet babai i autorit. Ndërkohë, prindërit e 35-vjeçarit shprehin keqardhje për pasojat e rënda të ngjarjes dhe i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Nuk ka më keq se kaq, jemi të tronditur. I bëjmë thirrje të dorëzohet dhe të mos rëndojë më tej situatën”, shprehen ata. Sipas burimeve, 35-vjeçari ka përdorur edhe identitetin Nertil Buzi dhe ka jetuar për një periudhë në Angli. Ai rezulton se në vitin 2022 është mbajtur peng për 12 ditë në Angli, ku familjes së tij i është kërkuar një shumë prej 400 mijë paundësh.

Policia po heton ngjarjen në dy pista kryesore konfliktin për paratë e dërguara nga jashtë dhe mospranimin e ndarjes nga ana e autorit.

Burimi: Bota Sot