Klopp: Gjermania nuk ka yje si Franca, por mund t’i mposhtë

0%

Trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë, Jurgen Klopp, ka folur për dallimet mes skuadrës së tij dhe Francës, duke pranuar se “Les Bleus” kanë më shumë yje individualë. Klopp përmendi disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit francez, duke thënë se Gjermania aktualisht nuk ka lojtarë të nivelit të Ousmane Dembeles, Kylian Mbappes, Désiré Doues apo Bradley Barcolas.

“Kur pyesim në Gjermani: A jemi po aq të mirë sa Franca? Përgjigjja është ‘Jo’”, ka thënë Klopp. Megjithatë, trajneri gjerman beson se skuadra e tij ka cilësi të tjera që mund ta bëjnë konkurruese ndaj ekipeve më të forta. “A kemi lojtarë si Dembele, Mbappe, Doue apo Barcola? Përgjigjja është jo. Por ne prapëseprapë mund t’i mposhtim ata”, u shpreh Klopp.

Klopp është rikthyer në skenën e futbollit pas një pauze, duke marrë drejtimin e kombëtares gjermane me synimin për ta rikthyer atë në majat e futbollit botëror. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com