Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit. Pamjet e publikuara nga portali lokal Klina Info tregojnë automjetin e përmbysur dhe të dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen pjesë të shpërndara të veturës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth këtij rasti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
