Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, i cili qëlloi për vdekje me armë gjahu ish vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish gruan e tij duke u larguar me makinë. Sipas informacioneve, Buzi kishte marrë edhe disa vite më parë peng një tjetër person.
Autori mësohet se është gjithashtu fqinj me familjen Plaku në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Familjarët tregojnë se ai ishte arrestuar disa herë për shkak të kërcënimeve ndaj tyre. Sipas tyre, ai kishte kërcënuar edhe vajzën me armë zjarri.
