Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot (e premte) nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

“Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit”, t huhet në njoftim.

Sipas ministrisë, monitorimi i kushteve meteorologjike do të vazhdojë në baza ditore, ndërsa qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë në rast se krijohen kushtet për vendosjen e kufizimeve. Këto masa zbatohen gjatë periudhave me temperatura të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore dhe garantimin e sigurisë në komunikacion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot