Si e tronditi Malisheva ekipin tradicional skocez?

0%

Nga: Arsim Maxhera Shpërndaje në: Ka bërë bujë, të paktën në Skoci, fitorja 2:0 e Malishevës ndaj Hibernianit. Ndeshja e së enjtes pasdite në “Fadil Vokrri” ishte e para e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në pamje të parë, jo rezultat shumë i befasishëm. Por fitorja bëhet dukshëm më e vlefshme dhe humbja dukshëm më e rëndë, nëse për bazë merret historia e dy klubeve.

Malisheva është klub i themeluar vetëm dhjetë vjet më parë, në vitin 2016. Jo më larg se vjet pësoi 8:0 nga Vikinguri në Islandë, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në Evropë debutoi vetëm dy vjet më parë, kur u eliminua nga Buduqnosti i Podgoricës, në raundin e parë kualifikues të “Conference League”.

Ndaj Buduqnostit e fitoi 1:0 ndeshjen e parë, por e humbi 3:0 të dytën. Këtë verë, megjithatë Malisheva ka pamje plotësisht tjetër sa i takon skenës evropiane. Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, fillimisht humbi 2:1 nga Vllaznia në Shkodër. Por më pas fitoi 5:0 në “Fadil Vokrri”, më 15 korrik. Ndaj Hibernianit vlerësohej autsajdere. Në fushë situata ishte ndryshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kreshnik Uka në minutën e 21-të dhe Valmir Nafiu në minutën e 90-të shënuan për fitore. Edhe Futboll 3 muaj më parë Supergol dhe superparaqitje e Camajt ndaj Partizanit të Beogradit Hiberniani kishte përkrahjen e tifozëve të zjarrtë në stadiumin në Prishtinë. Ishin qindra skocezë. Dhe ata e përjetuan rëndë disfatën nga Malisheva.

“A mund të rikuperohet Hiberniani nga fatkeqësia në Kosovë?”, ka pyetur BBC në shkrimin për ndeshjen në Prishtinë. Mediumi i njohur, si shumë mediume të tjera nga ishulli, kishin dërguar ekipet e tyre për ndeshjen e Hibernianit. BBC ka shkruar se optimizmi te Hiberniani është zhdukur për një ndeshje.

Derisa trajneri David Gray dhe kapiteni Martin Boyle kanë folur për mediat skoceze, tifozët e Hibernianit janë mbledhur jashtë stadiumit “Fadil Vokrri”. Kishte britma zemërimi dhe këkresë që skuadra të kërkojë falje. “E dini çka kemi dhënë për këtë klub”, ka bërtitur një tifoz i nervozuar. Trajneri i Hibernianit e vlerësoi të drejt zemërimin e tifozëve.

Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për paraqitjen e “mjerueshme”. Natyrisht, kërkoi falje për paraqitjen. “Ishte padyshim një nga rezultatet më të këqija të klubit”, shkruan BBC. Tifozët e Hibernianit kanë paguar për të paktën dy fluturime, për hotel, për birra dhe nuk panë asgjë – vazhdon shkrimi i BBC. Trajneri Gray ka folur për gjërat e shumta që shkuan keq.

Ai mori përgjegjësinë për humbjen, por foli për mundësinë për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit në Skoci. Mediume të shumta në Skoci kanë kritikuar Hibernianin dhe paraqitjen e këtij ekipi në Kosovë. Edhe Futboll 2 muaj më parë Ronaldo i vendosur të shkëlqejë në Botërorin e gjashtë Bëhet fjalë për klub stabil dhe tradicional të Skocisë. Klub të themeluar plot 150 vjet më parë.

E kaluara e Hibernianit është e pasur. Ka edhe tituj kampioni e kupa. Kupën e Skocisë e fitoi së fundi në vitin kur Malisheva u themelua si klub. Hiberniani ka debutuar në Evropë në vitin 1955. Vjet në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi ekipin e njohur nga Serbia, Partizanin e Beogradit. Më pas u eliminua nga Legia e Varshavës në plejof.

Eliminimi i Partizanit nga Hiberniani ka bërë që për suksesin e Malishevës të shkruhet edhe në Serbi. Malisheva tashmë është stabilizuar si skuadër e kreut në Superligën e Kosovës. Paraqitja e tretë rresht në Evropë e dëshmon këtë. Hapi i parë në skenën evropiane u bë me eliminimin e Vllaznisë. Eliminimi i skuadrës skoceze, Hibernian, do të ishte hap gjigant.

Por malishevasit mbeten me këmbë në tokë, të vetëdijshëm që i pret ndeshja e vështirë në Skoci. Ndeshja do të luhet më 30 korrik në “Easter Road” në Edinburgh. “Na duhet tani një strategji dhe shpresojmë për avancim tutje. Në Skoci do të ketë shumë tifozë dhe do të jetë ndeshje tjetër. Por synimi është të kualifikohemi”, ka thënë trajneri gjermano-kroat i Malishevës, Thomas Brdariq.

U kualifikua apo jo, Malisheva tashmë është bërë e njohur për tifozët e zjarrtë të futbollit në Skoci. Edhe Futboll 2 muaj më parë Si e bëri kampioni i Zvicrës të shkëlqejë Kastriot Imerin

Burimi: Koha