Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin,

0%

Shpërndaje në: Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të dirur se të gjitha palët e përfshira në aksionin e për rrënimin e 16 vilave në zonën e Liqenit të Ujmanit kanë qenë të njoftuar paraprakisht në përputhje të plotë me procedurat ligjore, derisa ka paralajmëruar se aksione të tilla do të ndërmerren edhe rreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit.

Në një postim në Facebook, Ministria ka njoftuar se Inspektorati i saj ka asistuar në procesin e rrënimit dhe ka theksuar se mbrojtja e resurseve ujore përbën një prioritet strategjik kombëtar. “Aksioni i fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, ku me asistimin e Inspektoratit të MMPH-së dhe Policisë së Kosovës u rrënuan 16 objekte të ndërtuara pa leje në pronat ujore nën administrimin e N.P.

“Ibër-Lepenci”, është vetëm një nga hapat e këtij plani. Të gjitha palët e përfshira në këtë aksion ishin njoftuar paraprakisht në përputhje të plotë me procedurat ligjore”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria ka njoftuar se janë duke trajtuar edhe kërkesa të nga institucionet dhe ndërmarrjet publike për lirimin e të gjitha pronave ujore të uzurpuara apo të tjetërsuara jashtëligjshëm, që thuhet se kanë lidhje me uzurpime e ndërtime pa leje rreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit.

“Në kuadër të të njëjtit prioritet strategjik, po shqyrtohen me intensitet të lartë edhe kërkesat e tjera institucionale që lidhen me uzurpimet dhe ndërtimet pa leje sidomos rreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, dy burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët tanë.

Inspektorati i MMPH-së po vijon identifikimin e plotë të shkeljeve në këto zona dhe, sapo të përfundojë ky proces, do të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore për rikthimin e këtyre hapësirave në funksion të interesit publik”, thuhet në njoftim. Njëkohësisht thuhet se Inspektorati po vazhdon monitorimin e rreptë të të gjitha zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare.

Burimi: Koha