Shkëndija e nis sezonin pa portierin e parë

0%

Nënkampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, do ta nisë sezonin e ri e dobësuar, pasi nuk do të mund të llogarisë në portierin e saj të parë, Babukar Gaye. Portieri do të mungojë në javët e para të kampionatit për shkak të një lëndimi, i cili do ta mbajë jashtë fushave për rreth 2-3 javë.

Sipas mediumit maqedon “Ekipa”, Gaye ishte titullar në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës kundër Europa FC në transfertë, por pas takimit iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat konfirmuan se i nevojitet terapi dhe pushim. Ai mungoi në ndeshjen e kthimit ndaj Europa FC, si dhe në përballjen e djeshme kundër Bravos. Në vend të tij në portë u aktivizua Amzai.

Burimi: Bota Sot