SHBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete

0%

Shpërndaje në: Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja për 60 partnerë tregtarë, që përbëjnë shumicën dërrmuese të importeve të saj. Tarifat, që variojnë nga 10% në 12.5%, synojnë partnerët kryesorë ekonomikë – duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Bashkimin Evropian, Kanadanë, Japoninë dhe Indinë.

Ato hynë në fuqi të premten, ndërsa skadoi një taksë e përkohshme prej 10% mbi mallrat e huaja e futur në fuqi në fillim të këtij viti. Ky veprim është përshkallëzimi më i fundit në luftën globale tregtare të rindezur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump kur u kthye në detyrë vitin e kaluar, raportoi BBC.

Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi në fillim të këtij viti se shumë nga tarifat e vendosura globalisht nën kompetencat e emergjencës ishin miratuar në mënyrë të paligjshme. Presidenti që atëherë ka kërkuar mënyra të tjera për të ndjekur politikën e tij kryesore tregtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha