Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më , personi Sh.B. është paraqitur në stacionin policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti – kanosje. Sipas Policisë, personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, E.Sh., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar si – kanosje, ndërsa i dyshuari E.Sh. është liruar në procedurë të rregullt.
