Pirlo favorit për stolin e Italisë

0%

Andrea Pirlo është shfaqur si kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Pas refuzimit të Pep Guardiolës dhe pamundësisë për të arritur te Carlo Ancelotti, Federata Italiane po e konsideron seriozisht ish-mesfushorin legjendar si opsionin kryesor për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”. Raportet e fundit e vendosin Pirlon në krye të listës së kandidatëve.

Para Pirlos u raportua se Federata Italiane iu afrua edhe Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolas.

Burimi: Bota Sot