Guardiola refuzon Italinë, vendimi lidhet me arsye personale

0%

Pep Guardiola nuk do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Tekniku spanjoll ka refuzuar ofertën e Federatës Italiane të Futbollit, ndërsa arsyeja e vendimit të tij nuk lidhet me aspektin financiar. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Guardiola e ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e “Azzurrëve” për arsye personale.

Burimi thekson se kushtet ekonomike nuk kanë ndikuar në këtë vendim. Pas largimit nga Manchester City, trajneri 55-vjeçar ka vendosur t’i kushtojë kohë familjes përpara se të vendosë se cili do të jetë destinacioni i radhës në karrierën e tij. Refuzimi i Guardiolës e detyron Federatën Italiane të vazhdojë kërkimet për trajnerin e ri të kombëtares.

Sipas raportimeve të fundit, Andrea Pirlo është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Italisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot