Çështja e ish-policëve serbë në veri- Policia: Punonjësi që jep

0%

Uniformat që i zhveshën në vitin 2022 , nuk do të mund t’i veshin më. Ish-policët nga komuniteti serb, të cilët dhanë dorëheqje dhe u larguan vullnetarisht nga stacionet policore në veri të vendit në nëntor të atij viti, nuk do të mund të rikthehen në vendet e tyre të punës.

Sikurse Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, këtë e konfirmoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës. Kjo e fundit bën të ditur se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare për rikthim në detyrë pas dorëheqjeve të vitit 2022.

Duke iu referuar Udhëzimit Administrativ për marrëdhënien e punës në Polici, forcat e rendit bëjnë të ditur se punonjësi i Policisë, i cili jep dorëheqje vullnetare, nuk e ka të drejtën e rikthimit. “Po ashtu, me të njëjtin udhëzim administrativ rregullohet çështja e punësimit, ku kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret themelore të parapara me këtë udhëzim” – thuhet në përgjigjen e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas dorëheqjeve të vitit 2022, Policia e Kosovës thekson se ka shpallur pesë konkurse për zyrtarë policorë, prej të cilëve tre kanë qenë të hapur vetëm për komunitetet joshumicë dhe vendi i punës ka qenë Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.

“Policia e Kosovës ka staf të mjaftueshëm për të kryer detyrat e parapara ligjore në tërë vendin, duke përfshirë edhe DRP Mitrovicë Veri” – bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Derë e hapur apo e mbyllur për prokurorët dhe gjyqtarët që synojnë të kthehen?

Krahas policëve, edhe dhjetë prokurorë serbë, dhjetëra gjyqtarë dhe 22 punonjës të administratës kishin dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë në veri. Gati katër vjet pasi kishin ofruar dorëheqjet e tyre, të cilat nuk ishin trajtuar, disa gjyqtarë dhe prokurorë serbë kanë dorëzuar kërkesë për t’u rikthyer në vendet e tyre të punës.

Më , Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e ish-prokurorëve serbë dhe stafit të tyre mbështetës për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës. Pas shqyrtimit të kërkesës, shumica e anëtarëve të Këshillit Prokurorial vendosën ta refuzojnë atë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb , të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022. Dekretet Haxhiu i ka nënshkruar një ditë pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Ndërsa, sa u përket gjyqtarëve, KALLXO.com mëson se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pranuar disa kërkesa, por ende nuk ka një numër të saktë. Ndërsa sot () në pikën e nëntë të rendit të ditës të mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është diskutuar lidhur me tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve të komunitetit serb.

Anëtari Bashkim Hyseni, gjatë diskutimit për pikat e rendit të ditës, ka thënë se kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve pas katër vjetësh është e “pazakontë dhe e pakonceptueshme, qoftë në aspektin ligjor, qoftë në atë kushtetues”.

Anëtari tjetër i KGJK-së, Ahmet Imami, poashtu deklaroi se trajtimi i kësaj çështjeje është me interes nacional dhe se ajo do të duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës. Bashkim Hyseni i ka kërkuar përgjigje kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqit, se mbi çfarë baze ligjore janë mbajtur dorëheqjet pa u trajtuar për katër vjet. “Je kryesues dhe duhesh me ditë absolutisht.

Nëse drejtësia duhet t’i shërbejë vetëm drejtësisë, nëse i shërben qëllimeve tjera nuk quhet drejtësi” – tha Hyseni, duke iu drejtuar kryesuesit të KGJK-së. Pas kësaj, për shkak të përplasjeve verbale mes anëtarëve Ahmet Imami dhe Bashkim Hyseni, mbledhja u ndërpre.

Debati në Mitrovicë të Veriut Rikthimi në vendet e tyre të punës i prokurorëve dhe gjyqtarëve që kishin dhënë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë në veri të Kosovës në vitin 2022 ishte temë diskutimi në konferencën e organizuar nga Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) , më , në Mitrovicë të Veriut.

Shefi i Seksionit të Drejtësisë në UNMIK, Andrea Lako, deklaroi se “ka thashetheme që prokurorët dhe gjyqtarët do të kthehen”, me arsyetimin se “komuniteti ka nevojë për ta”. Optimist se prokurorët dhe gjyqtarët do të kthehen në zyrat e tyre më 1 shtator të këtij viti ishte drejtori i ACDC-së, Dushan Radakoviq.

Avokati, njëherësh ish-kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, theksoi se ky kthim është i nevojshëm dhe duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi sipas tij do të ndikonte në përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe në integrimin e serbëve.

Iniciativën e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë për të dhënë dorëheqje në vitin 2022, Syla e cilësoi si vendim politik të Listës Serbe dhe të qëndrimit zyrtar të Beogradit. Për dallim nga parafolësit, avokati Lubomir Pantoviq potencoi se nuk beson që gjyqtarët dhe prokurorët do të kthehen, ndonëse tha se do ta dëshironte një gjë të tillë.

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala, tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe sistemi prokurorial nuk ua kishin aprovuar dorëheqjet, duke ua lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

Shala shtoi se çështja e rikthimit “nuk guxon të jetë pjesë e diskutimit në Bruksel”, sepse, sipas tij, vetëm Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë kompetencë për ta trajtuar atë.

Më , në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, të ftuar nga Lista Serbe, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshirë nivelin qendror ekzekutiv, atë lokal dhe sistemin gjyqësor.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një tjetër takim të përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të serbëve, të mbajtur në Zveçan, njoftoi për bojkotimin e institucioneve të Kosovës, duke bërë të ditura edhe vendimet e marra në atë mbledhje.

Rakiq tha se këto vendime do të mbesin në fuqi derisa Prishtina të fillojë t’i respektojë marrëveshjet dhe ligjin, të tërheqë vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura për këtë çështje në kuadër të Dialogut, si dhe në bazë të punës së Ekipit Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit.

Gjyqtarë, zyrtarë policorë dhe personel administrativ, të cilët mbanin pozita në institucionet e Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri, në atë kohë ofruan dorëheqjet e tyre.

E gjithë kjo erdhi pas suspendimit të Nenad Gjuriqit nga pozita në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, pas refuzimit të tij për të shqiptuar fletëqortime ndaj shoferëve që drejtonin automjete me targa të lëshuara nga Serbia.

Burimi: Kallxo