Një ditë para meçit, Anthony Joshua ia thotë disa fjalë shqiptarit

0%

Fjalët e Joshua për Prengën: Grushtues i mirë, njeri i mirë, e ka përkrahjen e krejt kombit të tij Boksieri Anthony Joshua rikthehet këtë fundjavë në ring, ku në Riad të Arabisë Saudite do të përballet me boksierin shqiptar Kristian Prenga.

Për ish-kampionin e botës, kjo sfidë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt superduelit të shumëpritur me Tyson Furyn, i planifikuar për në muajin nëntor. Nga ana tjetër, Prenga vjen me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh me nokaut në 21 fitore totale dhe do të kërkojë surprizën më të madhe të karrierës së tij.

E një natë para përballjes, Joshua u pyet nga DAZN rreth boksierit shqiptar, për të cilin tha fjalë të mira. “Jemi në një mision. Do të jetë një natë e madhe e boksit të peshave të rënda. Do të përballem me një grushtues të mirë, një njeri të mirë në një mision, që ka përkrahjen e krejt kombit të tij pas tij. Do të jetë fantastike” , ishin fjalët e Joshuas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot