Shpërndaje në: Pep Guardiola ka refuzuar mundësinë që të bëhet përzgjedhës i Italisë, ka raportuar Sky Italia të premten. Guardiola ka kthyer përgjigje për federatën italiane të enjten mbrëma. Dhe përgjigja është negative, për shkak të arsyeve personale që shkojnë përtej futbolli, ka njoftuar mediumi i njohur.
Drejtues të federatës italiane u takuan me teknikun spanjoll dhe u munduan ta bindin atë që të marr drejtimin e Italisë. Madje ishin të gatshëm të bënin përjashtim për të mbuluar pagën e majme të Guardiolas. Tani Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo janë kandidatët kryesorë për postin e përzgjedhësit të Italisë.
Është kontaktuar edhe Carlo Ancelotti, por ai ka vendosur të mbetet në krye të Brazilit. Guardiola në fund të edicionit të kaluar u largua nga Manchester City, me të cilën skuadër bëri histori.
