KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se do të këtë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot më 24 korrik, nga ora deri në orën , për shkak të një defekti të shkaktuar të një gypi në rrugën “Bylbyldere”në Prizren. Banorët e disa lagjeve do të përballen sot me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit..
Sipas njoftimit, pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: Rruga “Bylbyldere”, Rruga “Arif Muji”, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Rruga “Sefedin Laqi”, Rruga “Dokleatët”. Nga kompania kanë bërë të ditur se ekipet e tyre do të jenë të angazhuara për sanimin e defektit në kohën më të shkurtër të mundshme, ndërsa furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin.
