Çmimi i naftës në Kosovë ka mbërritur në vlerën më të lartë që prej fillimit të majit. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro e 69 centë, më shtrenjtë se dje, ndërsa benzina 1 euro e 50 centë. Gasi do të shitet me çmim 0.60 euro për litër.
Burimi:
Bota Sot
