Lëndohen tre persona në një aksident në Zabel të Drenasit

0%

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel të Drenasit. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se në këtë rast ishin të përfshirë tre vetura. “Rreth orës , në stacionin policor të Drenasit është pranuar informata për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka deklaruar Ahmeti. Policia është duke i zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.

Burimi: Bota Sot