24-vjeçarja, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-i fejuari i saj pas ngjarjes së rëndë ku ai vrau babanë e saj dhe plagosi nënën, ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier. Ajo po merret në pyetje nga grupi hetimor, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, nëna e saj, 55-vjeçarja Belere Plaka, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka zgjatur rreth pesë orë, pas plagëve të rënda të shkaktuara nga arma e zjarrit. Burime spitalore bëjnë me dije se, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe ndërhyrjes së gjatë kirurgjikale, gjendja e 55-vjeçares vijon të jetë e rënduar.
Ajo ndodhet nën kujdes intensiv dhe po monitorohet vazhdimisht nga mjekët.
