Kurti diskuton për Kosovën dhe mërgatën me pjesëmarrës të “Ethno Tour

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Kryeministri një grup vizitoresh nga Kalifornia, Uashingtoni, Ishulli i Manit dhe Bullgaria, të cilat po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të “Ethno Tour 2026”, të organizuar nga Janet Reineck.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se pjesëmarrëset janë profesioniste në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë mjedisore, planifikimin urban, shëndetësinë, arsimin dhe teknologjinë e informacionit e komunikimit. Sipas tij, gjatë takimit u diskutua për të drejtat e njeriut, kulturën, edukimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë dhe ekonominë.

“Së bashku diskutuam për të drejtat e njeriut dhe kulturën, edukimin, shërbimet për të moshuarit, bujqësinë, ekonominë etj. Si përherë kur takohem me miken time të dashur Janet, edhe këtë herë biseduam për progresin në Kosovë si dhe mërgatën tonë të dashur, të cilët janë ambasadorët tanë masivë, duke ardhur gjithmonë në vendlindje dhe duke e promovuar a të”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti tha se marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve ka qenë e veçantë, jo vetëm nga fundi i shekullit të kaluar dhe lufta çlirimtare, por siç tha ai, që nga ardhja e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara qysh në shekullin XIX. “Kjo çoi në themelimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” në Boston, në vitin 1912.

Që nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson deri te ndikimi i priftit dhe mendimtarit shqiptar në mërgim, Fan Noli, diaspora jonë ka luajtur një rol kyç në ndërtimin dhe ruajtjen e kësaj lidhjeje të çmuar”, tha Kurti. “Edhe një herë, mirë se vini në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Burimi: Bota Sot