Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin

0%

Shpërndaje në: Harry Kane do të fillojë bisedimet me Bayernin për kontratë të re, shkruan BBC të premten. Kapiteni i Anglisë, Kane, ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, por Bayerni është i përkushtuar ta mbajë atë. 32-vjeçari është i njoftuar për interesimin e klubit për ta mbajtur më gjatë, ndërsa bisedimet do të intensifikohen në javët e ardhshme.

Kane ishte transferuar te Bayerni në vitin 2023 nga Tottenhami për 86 milionë funte. Ka shkëlqyer prej atëherë. I ka plot 146 gola në 134 paraqitje për gjigantin bavarez.

Burimi: Koha