Një aeroplan luftarak rumun F-16 ka rrëzuar një dron që shkeli hapësirën ajrore të vendit më 24 korrik. Kjo është bërë e ditur nga presidenti rumun Nicusor Dan në X, transmeton Telegrafi Dan raportoi se incidenti ndodhi afërsisht në orën të mëngjesit të 24 korrikut. Presidenti rumun tha se zona ishte e pabanuar, gjë që i lejoi pilotit të hapte zjarr pa asnjë rrezik.
“Ekipet e ekspertëve nga agjencitë përkatëse po vëzhgojnë aktualisht zonën për të përcaktuar të gjitha rrethanat e incidentit”, shtoi Dan. Gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës natën e 28-29 majit, një dron u rrëzua në një ndërtesë banimi 10-katëshe në qytetin rumun të Galațit. Dy persona u dërguan në spital dhe 70 banorë u evakuuan. Droni u identifikua si një municion rus i tipit Geran-2.
