Interpol Tirana ekstradon drejt shtetit italian Juljan Kollçakun

0%

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë shtetasin Juljan Kollcaku, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane për akuza që lidhen me organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh. Kollcaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Pas procedurave të nevojshme ligjore, ai është dorëzuar te autoritetet italiane për të vijuar përballjen me drejtësinë e këtij vendi. Ekstradimi u krye nga strukturat e Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore dhe policore të Italisë. Juljan Kollcaku do të përballet me procesin penal në Itali, ku ndaj tij vijon hetimi për veprat penale për të cilat është kërkuar arrestimi.

Burimi: Bota Sot