Arsenali vazhdon të mbetet favoriti kryesor për transferimin e Nico Williams, megjithëse konkurrenca për yllin e Athletic Bilbaos është shtuar ndjeshëm. Sipas gazetarit Ekrem Konur, edhe Liverpooli ka hyrë tashmë në garë për reprezentuesin spanjoll, duke monitoruar nga afër situatën e tij dhe duke shqyrtuar mundësinë e një transferimi gjatë këtij afati kalimtar.
Williams ka një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh, çka e bën marrëveshjen të kushtueshme, por jo të pamundur për klubet e mëdha të Premier League. Ndërkohë, drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, po vazhdon përpjekjet për të finalizuar operacionin.
“Topçinjtë” kanë intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, pasi dështuan të transferonin Morgan Rogers, i cili zgjodhi t’i bashkohej Chelseat. Nëse transferimi realizohet, Nico Williams do të ishte një nga afrimet më të bujshme të verës në futbollin anglez, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Arsenali do ta ruajë epërsinë ndaj Liverpoolit në garën për firmën e 24-vjeçarit..
