Çmimi i naftës i afrohet rekordit, Qeverisë i kërkohet të veprojë

0%

Shpërndaje në: Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të lartë që nga muaji maj, duke arritur në 1.69 euro. Këtë ndryshim kryetari i Odës Ekonomike, e ka konsideruar të lartë teksa ka kërkuar që të ndërmerren veprime nga qeveria Çmimi i naftës është ngritur për nëntë centë në Kosovë, në krahasim me vlerën që kishte në fillim të javës, duke shkuar në 1.69 euro.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, thotë se ngritja e çmimit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe bizneset në Kosovë. “Do të ndikojë për shkak se rritja e çmimit të derivateve, për biznesin është kosto operative, është e lidhur gjithçka sikur që është energjia elektrike.

Në çdo lëvizje të derivatit dhe naftës pa dyshim do të lëvizë edhe te kostoja e produktit ose kostoja e prodhimit vendor, po ashtu edhe tek ofrimi i shërbimeve”, ka thënë Rafuna. Sipas tij, sektorët të cilët preken më shumë nga kjo ngritje janë bujqësia, ndërtimtaria, sektori i transportit të mallrave, si dhe trafiku urban.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rafuna ka kërkuar që qeveria në detyrë të ndërmarrë veprime, të cilat do ta lehtësonin sektorin e bizneseve. Edhe Arbëri 1 muaj më parë Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë “Edhe herën e kaluar kur kishim ngritje të çmimit të derivateve, ne kemi bërë kërkesë ndaj qeverisë së Kosovës, që të ndërmarrë veprime sidomos tek ulja e tatimit të akcizës, apo të tatimit të vlerës së shtuar, për shkak se të gjitha vendet e rajonit, por edhe shumë vende të Bashkimit Evropian, ndërmorën veprime ku disa sektorë që janë prekur më së shumti, si sektori i bujqësisë, sektori i importit të mallrave, sektori i prodhimit, këta sektorë kanë qenë të liruar nga taksa e tatimit të akcizës, ose na norma e vlerës së shtuar”, ka thënë Rafuna.

E sipas njohësit të ekonomisë, Fidan Qerimi, çmimi aktual i naftës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës. “Në rastin e Kosovës çmimi aktual është shumë i rëndë për buxhetin e familjeve të qytetarëve të Kosovës, për shkak se të ardhurat janë jashtëzakonisht të ulëta, kurse çmimet nuk janë në varësi të tregjeve të brendshme, por çmimet janë prej tregjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Edhe Qerimi ka vlerësuar se nevojiten veprime nga qeveria, të cilat do t’i lironin disa kategori ndikuese, nga akciza apo taksa e TVSH-së.

E, kryetari i Odës Ekonomike ka kërkuar që institucionet e vendit të jenë të kujdesshme, në mënyrë që ngritja e çmimit të naftës të jetë e përballueshme për bizneset, teksa ka vlerësuar se ndryshimi i çmimit të derivateve në javët e ardhshme, varet nga situata në Ngushticën e Hormuzit, përkatësisht lufta në Lindjen e Mesme.

Çmimin më të lartë që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme nafta e arriti në Kosovë më 9 prill, kur një litër shitej për 1.91 euro. Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare këtë javë ka qenë i paqëndrueshëm, si pasojë e intensifikimit të luftës SHBA-Iran.

Edhe Arbëri 6 d. më parë Vazhdon rritja e çmimit të naftës e benzinës Të enjten, referuar bursave, çmimi u rrit mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa të premten është tregtuar me 97 dollarë për fuçi, por sërish mbetet më i lartë për 10 për qind sesa ishte në fillim të javës. Rezana Bozhlani

Burimi: Koha