Aksidentet e ditëve të fundit, Kurti iu bën thirrje qytetarëve të

0%

Duke marrë shkas aksidentet në komunikacion gjatë ditëve të fundit nëpër rrugët e Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë vozitjes. “Kemi parë ditëve të fundit numër të madh të aksidenteve në komunikacion. Qytetarë të dashur ju lutem për kujdes e respektim të komunikacionit” – tha Kurti.

Kryeminsitri në detyrë dha këtë deklarim gjatë mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë, të premten, më . Ditëve të fundit ka psur raste më të shtuara të aksidenteve të trafikut, ku dis aprej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet. Vetëm gjatë të premtes, më janë shënuar dy raste të vdekjeve në aksidente rrugore.

Një grua ka humbur jetën , ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku mes dy veturave në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime të Vushtrrisë. Ndëkraq, një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me motoçikletë që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Llazicë të Malishevës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, javën e kaluar, tre qytetarë nga Vushtrria humbën jetën si pasojë e një aksidenti derisa po ktheheshin në Kosovë nga aeroporti i Shkupit.

Burimi: Kallxo