Aksident mes tre kamionëve dhe një veture në “Qafën e Duhlës”,

0%

Një aksident trafiku është raportuar paraditen e së premtes në rrugën magjistrale në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore.

“Sot, më , rreth orës , në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, deklaroi Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me menaxhimin e situatës. “Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër”, tha Bytyqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, njësitet kompetente policore janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit në këtë pjesë të rrugës. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi