Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës

0%

Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Francë do të mbajë konferencë për media të martën e ardhshme, më 28 korrik, në orën për të prezantuar para mediave “përzgjedhësin e ardhshëm të ekipit përfaqësues”.

Zinedine Zidane, emri i të cilit nuk është përmendur nga Federata e Futbollit e Francës, pritet të jetë pasardhës i Didier Deschampsit në krye të shtabit teknik të përfaqësueses franceze të futbollit.

“Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv që do të zhvillohet më 28 korrik, presidenti Philippe Diallo do të prezantojë para mediave trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar francez”, shkruan në njoftim. Zidane 54-vjeçar do ta drejtojë përfaqësuesen e Francës deri në vitin 2030. Fokusi i Zidanet do të jetë tek Evropiani 2028 dhe Kupa e Botës 2030.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Franca ishte favorite për triumf në Botërorin e këtij viti. Por u ndal nga Spanja në gjysmëfinale. Edhe Futboll 1 muaj më parë Zbulohet formacioni i Kosovës Zidane ka shkruar histori si lojtar me Francën. Si trajner ka punuar vetëm te Real Madridi. Dhe atë me sukses shumë të madh. 54-vjeçari për Francën i luajti 108 ndeshje dhe i realizoi 31 gola.

Burimi: Koha