Shpërndaje në: Artefakti i shpallur edhe thesar botëror, për skenografen e kostumografen Qëndresë Krasniqi nuk është vetëm perlë e trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe frymëzim.
Në ekspozitën “Xhubleta: pëlhurë dhe histori”, ajo nuk sjell peshën e kësaj veshjeje me rrënjë 6 mijë vjet më parë, por i bën edhe një rilexim elegant trashëgimisë kulturore, duke e futur në dialog me të tashmen Vigjilencë Islami “Xhubleta: pëlhurë dhe histori” nëpërmjet materialit, formës, ornamentit dhe punës së dorës, ndërton një dialog mes kujtesës së trashëguar dhe shprehjes bashkëkohore artistike, duke e sjellë xhubletën si një rrëfim të gjallë mbi mjeshtërinë, përkatësinë dhe vazhdimësinë kulturore.
Në ekspozitën e Qëndresë Krasniqit, xhubleta nuk është vetëm veshje tradicionale, por bartëse e kujtesës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Mbi të gjitha, ky artefakt i njohur botërisht, edhe kur më 2022 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, është frymëzim.
Në vernisazhin e ekspozitës të martën mbrëma në “KultPlus Caffe Gallery”, Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e “KultPlusit”, ka thënë se ekspozita i ndihmon publikut në Kosovë që t’i hapë sytë e ta njohë rëndësinë e trashëgimisë kulturore.
Sipas saj, “Xhubleta: pëlhurë dhe histori”, me shumë kujdes i ka sjellë motivet e kostumit më të vjetër që daton 6 mijë vjet më parë e artistja nuk është vetëm në këtë ekspozitë që e tregon përkushtimin e saj në traditën dhe kulturën e kostumeve shqiptare. Qëndresë Krasniqi e bën këtë duke qenë se është edhe skenografe dhe kostumografe.
“Në fakt është edhe profesioni i saj që i analizon dhe i studion me shumë përkushtim. Kjo ekspozitë do të thotë është edhe një nder edhe për hapësirën tonë, në ‘KultPlus Caffe Gallery’, që do të qëndrojë prej sot deri më 4 gusht”, ka thënë Pajaziti. Ka bërë thirrje që përveç Shqipërisë, edhe Kosova të ketë një rol e të jetë e angazhuar në ruajtjen e xhubletës.
Artistja Qëndresa Krasniqi, mbajti fjalimin e saj falënderues në hapje të ekspozitës, përballë një numri goxha të madh të interesuarve, Ka falënderuar bashkëpunëtorët për ekspozitë e në mesin e tyre edhe Agim Selimin, regjisor teatri e profesor universitar. Edhe Shtojca për Kulturë 7 muaj më parë Plisi, xhubleta dhe lahuta: a është gati mbulesa e bardhë për UNESCO?
Selimi, në një deklaratë për KOHËN ke veçuar seriozitetin dhe estetikën e ekspozitës së bazuar në vlerat tradicionale shqiptare. “Mirëpo, pasqyrimi i saj më duket që është shumë modern dhe besoj që është një temë të cilën e ka trajtuar me shumë kujdes, me shumë estetikë, dhe me shumë peshë.
Unë mendoj që është një ekspozitë me shumë elegancë dhe me një estetikë të veçantë”, ka thënë Selimi. Qëndresa Krasniqi, ka thënë që vetë profesioni i saj ka qenë shtysë që ta trajtojë temën e xhubletës. Në qendër të konceptit të ekspozitës qëndron lidhja mes traditës dhe bashkëkohësisë.
Xhubleta nuk paraqitet si objekt i largët muzeal, por si burim aktiv frymëzimi për krijim dhe prezantim kulturor “Por gjithashtu edhe diçka që na identifikon ne, një veshje shumë e lashtë, 4000-6000 vjet, dhe kam kënaqësinë dhe mundësinë që kam pasur rast ta trajtoj xhubletën në një projekt nga mbështetja e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, ka thënë Krasniqi.
Krijimtaria e saj fokusohet në raportin mes identitetit, kujtesës dhe formës vizuale, duke e trajtuar traditën si burim për interpretime bashkëkohore. Nëpërmjet projekteve artistike, ekspozitave dhe punës edukative, Krasniqi, synon të ndërtojë lidhje emocionale me publikun dhe të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. “Ky është projekti i tretë që e trajtoj xhubletën.
Projektet më parë, e kam trajtuar në mediumin e pikturës, vetëm pikturës me ngjyra akrilik, ku edhe aty jam fokusuar vetëm në detajet e vet xhubletës. Në projektin e radhës e kam trajtuar në kostumografi, domethënë kam realizuar kostume që kanë simbole, figura, kontraste, punime artizanale të xhubletës, por që i takojnë gjithmonë kohës bashkëkohore.
Ndërsa tek ky i fundit, ekspozita ‘Xhubleta: pëlhurë dhe histori’, kemi bërë një gërshetim mes punës së dorës edhe pikturës. Do të thotë diçka që i takon xhubletës por edhe kohës së tashme, për një mesazh te brezat e rinj”, ka thënë ajo.
Edhe Botë 2 j. më parë Qëndisja tradicionale që mban gjallë identitetin dhe qëndresën e diasporës palestineze Ka veçuar njërën prej veprave të ekspozitës: pikturën 120 me 80 centimetra “Simfonia e Simboleve”, ku është pjesa e përparme e xhubletës, kryesisht me motive dhe figura gjeometrike duke përfshirë rombin, spiralin, rrethin, trekëndëshat, por përveç që janë të paraqitura si figura gjeometrike, ato bartin edhe një prapavijë dhe një botëkuptim, ku çdo motiv a ngjyrë ka një kuptim.
“Fije të lirisë”, “Hije e xhubletës”, “Zgjua i bletës”, “Kënga e luleve”, “Pafta e Grykoles”, “Gjuha e ornamentit” janë disa prej veprave të tjera. Në katalogun e ekspozitës, xhubleta përshkruhet si strukturë e gjallë simbolesh, formash, tekstilesh dhe rrëfimesh, ku puna e dorës lidhet me kujtesën kolektive dhe me rolin e gruas në ruajtjen e trashëgimisë.
Katalogu përmbledh elementet vizuale të xhubletës, ritmi i vijave, kontrasti i materialeve, forma e ndërtimit dhe detajet e qëndisjes trajtohen si gjuhë pamore që tejkalon funksionin e veshjes dhe kthehet në shenjë identitare. Në qendër të këtij koncepti qëndron lidhja mes traditës dhe bashkëkohësisë.
Xhubleta nuk paraqitet si objekt i largët muzeal, por si burim aktiv frymëzimi për krijim dhe prezantim kulturor. Xhubleta pra është një nga veshjet më të rralla dhe më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare, veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe në trevat shqiptare në Malit të Zi, e cila mbart në vetvete historinë, identitetin dhe traditën shqiptare.
Për shkak të vlerave të saj të jashtëzakonshme kulturore dhe rrezikut të humbjes së kësaj mjeshtërie të trashëguar ndër breza, në vitin 2022 xhubleta u përfshi nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale që kërkon ruajtje urgjente.
Sipas ueb-faqes së UNESCO-s, xhubleta është një veshje e punuar me dorë, e veshur nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar. “Kryesisht e zezë me motive të qëndisura shumëngjyrëshe, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike.
Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit”, shkruhet në sqarimin e UNESCO-s. Aty bëhet e ditur se përdorimi dhe punimi i saj kanë qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për arsye socio-politike dhe ekonomike.
Edhe Kulturë 3 muaj më parë Shqipëria i bashkohet nismës për përfshirjen në UNESCO të artit të thurjes me grep Qëndresa Krasniqi, e cila ka përfunduar studimet bachelor dhe master në skenografi dhe kostumografi në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës, ka prezantuar punën e saj në ekspozita personale dhe kolektive, përfshirë “Naked-Eye”, “Europa Ime”, ”Trashëgimia në Ngjyrë” e të tjera.
Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së saj lidhet me kostumografinë dhe trashëgiminë shqiptare, përmes projekteve si “Kostumografi bashkëkohore sipas traditës ilire”, “Kronologjia e kostumografisë ilire”, ”Ngjyrat e të kaluarës: arkitektura si shprehje e trashëgimisë kulturore dhe “Pasqyrë kulturore: epitaf i artizanatit”.
Me ekspozitën “Xhubleta: pëlhurë dhe histori” ajo rilexon me elegancë si trashëgiminë kulturore shqiptare.
