Muja: Brenda 72 orëve e presim raportin për dëmet nga breshri në Istog

0%

Shpërndaje në: Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka thënë se janë angazhuar të gjitha kapacitetet financuese e njerëzore për t’iu dalë në ndihmë fermerëve në Istog që u dëmtuan nga breshri. Muja ka bërë të ditur se brenda 72 orëve pritet raporti i shtabit emergjent mbi situatën në terren.

“Ajo çfarë ne kemi mundur me parë dhe dokumentuar dje, dhe po presim brenda 72 orëve një raport që e kam kërkuar nga shtabi emergjent i Ministrisë së Bujqësisë, si duket epiqendra ka qenë në fshatin Kovragë. Pastaj këtu janë dëmtuar fshatrat si Istogu i Poshtëm, Veriqi, Dobrusha, dhe ka pasur dëme deri në Mojstir dhe Muzhevinë.

Domethënë, pothuajse të gjitha fshatrat prodhuese të Komunës së Istogut. Fshatrat që futen në korridorin midis Istogut dhe Pejës, pjesa veri-perëndimore e Klinës, si dhe një pjesë e Skenderajt”, ka thënë Muja në një intervistë për Ekonomia Online.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Muja ka thënë gjithashtu se krahas përqendrimit te dëmet, ministria po punon edhe për masat që duhet të ndërmerren pas tyre, për të mundësuar vazhdimin e prodhimit bujqësor. “Ta keni parasysh që po ashtu jemi në kërkim të masave dhe qasjeve të reja për t’u adaptuar me ndryshimet klimatike.

Rrjetat mbrojtëse, për shembull, ne vetë i kemi futur në kuadër të programeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe kërkojmë që të aplikohen, pasi është parë në çdo rast që kjo funksionon nga dëmtimet dhe ka ruajtur prodhimet bujqësore, hortikulturën intensive dhe serrat. Megjithëse serrat mund të jenë dëmtuar, prodhimet bujqësore kanë qenë të mbrojtura.

Kjo ka shumë rëndësi dhe i kemi integruar në kuadër të programeve tona”, ka deklaruar Muja. Muja është shprehur se Ministria e Bujqësisë do ta trajtojë Komunën e Istogut me prioritet dhe se do të bashkëpunojë me komunën dhe fermerët për tejkalimin e situatës.

Edhe Arbëri 1 d. më parë Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit “E bashkëndiejmë shumë këtë dhimbje, sepse edhe Ministria e Bujqësisë, ta keni parasysh, është bashkëinvestuese në të gjitha ato stabilimente bujqësore. Bujqit dhe ne kemi qenë partnerë me vite për t’i zhvilluar ato, ndaj është humbje e madhe edhe për ne, edhe për ata.

Por unë u thashë që jemi dakorduar me Komunën e Istogut dhe me kryetarin, si ta menaxhojmë këtë situatë me të gjitha kapacitetet tona. Edhe po besoj që Kosova, po edhe Istogu, e ka përjetuar këtë situatë edhe më parë mirëpo, ne jemi të bindur që bashkërisht mund ta tejkalojmë këtë situate”, ka thënë Muja.

Vlerësimet fillestare të Drejtorisë së Bujqësisë në Istog, ditë më parë treguan që breshri që ka rënë në këtë komunë ka dëmtuar 90 për qind të sipërfaqeve të mbjella. Nga breshri janë prekur edhe Komuna e Pejës, Klinës dhe Deçanit, por më së rëndi ajo e Istogut.

Burimi: Koha