Shpërndaje në: Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë. Kështu konfirmoi për “Betimi për Drejtësi“, Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.
“Sot, rreth orës , në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete”, tha Krasniqi. Ajo shtoi se Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
