Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Violeta Mulaku-Lika, bashkëshorte e rreshterit të policisë Muhamet Lika, që është vrarë një vit më parë, ka thënë në gjykatë të enjten se ai e ka parandjerë krimin. Sipas saj, këtë ia kishte thënë tri ditë përpara se të ndodhte krimi, tek kishin biseduar për një numër të rinjsh që qëndronin afër banesës së tyre.
“Ishim duke u kthyer me Muhametin nga qyteti për në banesë, unë i them Muhametit çka kanë që po rrinë grumbull. Ai ma kthen, për çudi shumë janë tu nejtë, po diçka ka me krisë, po çka nuk e di”, ka thënë ajo. Ajo, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka treguar edhe se si e mori vesh për vdekjen e bashkëshortit. Ka thënë se ka dalë në tarracën e banesës sapo ka dëgjuar të shtënat.
“E pashë që emergjenca që e mori dhe e pashë që është me uniformë. Supozova, por nuk e pranova që është. Kam dalë në korridor, një kojshike më tha se Muhameti e ka lëndu këmbën. Në atë moment më ka thirrë vllau dhe më tha që Muhameti është plagosur. Kur kam shku në QKMF, sa kam hy më qitën jashtë. Pak para orës 12 e natës e kam marrë lajmin që Muhameti ka ndërru jetë”, ka thënë ajo.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 4 muaj më parë Tre të vdekur nga të shtënat në Podujevë, përfshirë e dyshuara I pari që e ka parë të shtrirë në tokë rreshterin Lika, ishte zyrtari policor Sabedin Laçi, i cili edhe ka dëshmuar në gjykatë të enjten. “Kam dalë nga banesa kur i kam dëgjuar krismat. E kam dalë poshtë dhe e kam parë të shtrirë Muhametin. Ka qenë i shtrirë në shpinë.
Kam bërtitë nuk më kanë dëgju. Kam bërtitë ndihmë dhe kam thënë thirreni 192”, ka thënë ai. E paraprakisht në seancë janë dhënë fjalët hyrëse. Prokurori Ismet Rrahmani ka theksuar se vrasja e Likës ishte e planifikuar. “Nga provat materiale, dëshmitë e dëshmitarëve, video-incizimet do të provohet se të pandehurit e kanë kryer veprën penale, me të cilën ngarkohen.
Vrasja e rreshterit Lika, ishte e organizuar dhe e planifikuar”, ka thënë prokurori Rrahmani. Të akuzuar për këtë rast janë Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi.
Në aktakuzë thuhet se nga pamjet e kamerave të sigurisë është vërejtur se në orën , polici eci në këmbë nga stacioni policor në drejtim të banesës së tij dhe se me të arritur te lokali “Te Luzha” një person i shkon nga prapa në një distancë prej 10-20 metrash.
Edhe LAJMET E MBRËMJES 11 muaj më parë Nga 15 vjet burgim për Rajkoviqin e Deniqin, për dhunimin e një gruaje gjatë luftës Në aktakuzë thuhet se në bazë të video-incizimeve 47 sekonda pasi Lika hyn në objektin banesor, prej aty del me vrap i pandehuri Bela dhe largohet nga vendi i ngjarjes, pas kryerjes së vrasjes. Mbrojtja ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirimin e të akuzuarve.
