Darwin Nunez do të largohet pas vetëm një sezoni tek Al-Hilal. Uruguajani u transferua me shumë bujë verën e kaluar nga Liverpool, për 53 milionë euro, por rezultoi një dështim i vërtetë. Në sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite, Nunez u aktivizua vetëm në 24 ndeshje, duke kontribuar me 9 gola dhe 5 asiste. Ai u la jashtë në shumë ndeshje të rëndësishme nga trajneri Simone Inzaghi.
Sulmuesi është përmendur shpesh gjatë kësaj vere për largimin nga Al-Hilal. Madje, është përfolur edhe për një transferim të mundshëm te Barcelona. Megjithatë, gazetari i njohur Ben Jacobs zbulon se Nunez është në bisedime konkrete me Atlanta United, për një transferim të mundshëm në MLS. Jemi ende në fazat fillestare të bisedmeve.
Vlera në treg e Nunez aktualisht sipas Transfermarkt është vetëm 20 milionë euro.
