​MIT: Nesër nuk aktivizohen masat kufizuese për kamionët mbi 20 tonë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizime për qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas ministrisë, parashikimet zyrtare të temperaturave nuk plotësojnë kushtet për vendosjen e kufizimeve të përkohshme. Për këtë arsye, vendimi për ndalimin e qarkullimit nuk do të zbatohet gjatë ditës së nesërme.

MIT ka theksuar se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike. Qytetarët dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë nëse krijohen kushte për vendosjen e masave kufizuese.

Burimi: Bota Sot