Pesë qytetarë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë.
Protesta vijon ende para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në zonë vijon të ketë prani të shtuar të forcave të policisë dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), për monitorimin e situatës.
