37 aktakuza të ngritura ndaj 41 personave brenda 24 orëve

0%

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore në Kosovë kanë ngritur 37 aktakuza ndaj 41 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Sipas raportit të publikuar më , numri më i madh i aktakuzave është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjithsej 15 aktakuza ndaj 15 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë aktakuza ndaj dhjetë personave, ndërsa ajo në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza ndaj shtatë personave. Në Pejë janë ngritur pesë aktakuza ndaj pesë personave, kurse prokuroritë në Prizren dhe Ferizaj kanë ngritur nga dy aktakuza ndaj nga dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe Prokuroria Speciale nuk kanë raportuar aktakuza gjatë kësaj periudhe. Me urdhër të prokurorëve janë ndaluar gjithsej 21 persona. Nga pesë persona janë ndaluar në Prishtinë dhe Gjilan, katër në Ferizaj, tre në Pejë, dy në Mitrovicë, si dhe nga një person në Prizren dhe Gjakovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë 24 orëve janë parashtruar edhe dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave. Një kërkesë është bërë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe një nga ajo në Ferizaj. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj periudhe nuk janë raportuar bastisje apo sekuestrime. Detajet e tjera nga ky raport mund t’i lexoni KËTU .

Burimi: Kallxo