Dizajnerja Saime Buleshkaj sjell trashëgiminë shqiptare në veshjet

0%

Këngëtarja Dafina Zeqiri do të prezantohet në videoklipin e saj më të ri me veshje skenike të dizajnuara nga dizajnerja Saime Buleshkaj, të frymëzuara nga kultura ilire dhe traditat e pasura të qendisjes shqiptare.

Koncepti sjell një interpretim modern të trashëgimisë kulturore, duke ndërthurur motive tradicionale, punime artizanale dhe elemente dekorative që i referohen identitetit shqiptar. Veshjet janë realizuar me aplikacione të punuara me dorë, tekstura të pasura dhe aksesorë të frymëzuar nga ornamentet ilire, duke krijuar një estetikë unike skenike.

Përmes këtij bashkëpunimi, Saime Buleshkaj e ka shndërruar modën në një formë rrëfimi artistik, ku historia, kultura dhe dizajni modern bashkohen në një projekt që synon promovimin e identitetit shqiptar në skenën bashkëkohore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com