Rashica 27 minuta, Besiktas mezi fiton ndaj danezëve

0%

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit nga minuta e 63-të në petkun e Besiktasit, e cila skuadër mezi e mposhti me rezultat 1:0 Midtjyllandin nga Danimarka, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Europa League. Në një atmosferë të mirë në Stamboll, skuadra turke e siguroi fitoren në pjesën e parë. Futbollisti Kokcu shënoi në minutën e 26-të.

Besiktas kishte epërsi numerike në fushë që nga minuta e 15-të, pasi që sulmuesi nigerian Friday Etim u përjashtua direkt me karton të kuq. Rashica bëri paraqitje të mirë për27 minuta. Besiktasin e pret ndeshje e vështirë në takimin e kthimit..

Burimi: Bota Sot