Ndalohet 48 orë personi që vrau babanë e tij nga pakujdesia në

0%

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person, i cili dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e një personi (babait të tij) nga pakujdesia me armë zjarri në bjeshkët e Komunës së Deçanit.

“I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës” , thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu, njoftohet në vendin e ngjarjes janë angazhuar ekspertë të balistikës për ekzaminimet e nevojshme, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria shton se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Burimi: Bota Sot