Goditjet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje mbi një rol

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Sulmet me dronë të Iranit ndaj objekteve të CIA-s në rajonin e Gjirit kanë bërë që analistët amerikanë të zbulimit të hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar, duke ofruar të dhëna për shënjestrimin ose teknologji të avancuar të dronëve, kanë thënë katër persona të njohur me vlerësimet e inteligjencës amerikane.

Këta persona, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se zyrtarët e inteligjencës amerikane ende nuk kanë arritur në përfundime të qarta mbi përfshirjen e mundshme të Rusisë në sulmet ndaj objekteve të CIA-s.

Megjithatë, ata kanë përmendur efektivitetin dhe saktësinë e dukshme të sulmeve, si dhe mbështetjen më të gjerë teknike që Rusia i ka dhënë Iranit, si elemente që mund të tregojnë një rol rus.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reuters dhe media të tjera kanë raportuar më herët, dhe zyrtarët amerikanë e kanë pranuar, se Rusia i ka ofruar Iranit mbështetje në shënjestrim dhe forma të tjera asistence për sulmet ndaj objektivave amerikane në rajonin e Gjirit në përgjithësi.

Megjithatë, hetimi i komunitetit amerikan të inteligjencës për përfshirjen e mundshme të Rusisë në mbështetjen e sulmeve specifike ndaj objekteve të CIA-s nuk ishte bërë publik më parë. Sipas raportimeve të Reuters dhe mediave të tjera, të paktën dy objekte të CIA-s janë goditur në muajin mars.

Njëri prej tyre ishte stacioni i CIA-s në Arabinë Saudite, i vendosur brenda Ambasadës së SHBA-së në Riad, ndërsa një objekt tjetër ndodhej në Irakun lindor. Disa nga burimet kanë thënë se ishin goditur edhe objekte të tjera të CIA-s, por nuk kanë dhënë hollësi.

Edhe Botë 4 muaj më parë “Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane Një memorandum i brendshëm i një agjencie perëndimore të inteligjencës, i përshkruar nga një zyrtar rajonal që kishte qasje në dokument, arrinte në përfundimin se Rusia ka të ngjarë të ketë luajtur rol në shënjestrimin e objekteve rajonale të CIA-s.

Dy zyrtarë perëndimorë në rajonin e Gjirit, të informuar mbi raportet e inteligjencës, kanë thënë se analistët besojnë se sulmi ndaj objektivit në Arabinë Saudite është kryer me dy versione të përmirësuara nga Rusia të dronëve iranianë Shahed.

Sipas tyre, njëri prej dronëve ka hapur vrimë në një pjesë të pambrojtur të fasadës së ambasadës amerikane, ndërsa droni i dytë ka kaluar përmes asaj hapjeje dhe ka shpërthyer brenda objektit. Nga sulmi nuk ka pasur viktima apo të plagosur.

Edhe pse bashkëpunimi ushtarak mes Rusisë dhe Iranit ka ekzistuar prej kohësh, për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, shënjestrimi specifik i objekteve të ndjeshme të CIA-s do të tregonte se Moska zyrtare është e gatshme të shkojë edhe më tej në përpjekjet për të penguar operacionet amerikane, në një kohë kur Uashingtoni zyrtar po përpiqet t’i japë fund luftës me Iranin.

Shqetësimet se Rusia mund t’i ketë ofruar Iranit të dhëna për shënjestrim u shtuan gjatë fundjavës, pas sulmit ndaj një baze ajrore amerikane në Jordani, ku Irani goditi kazermat e ushtrisë me raketa balistike, duke vrarë dy ushtarë. Shtëpia e Bardhë ia ka referuar kërkesën për koment CIA-s, e cila nuk ka pranuar të komentojë.

As misioni i Iranit në OKB, ministria ruse e Mbrojtjes dhe qeveria saudite nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment. Dy zyrtarët perëndimorë në rajon thanë se Rusia e ka ndihmuar Iranin të përmirësojë aftësinë e dronëve Shahed për të goditur objektivat me saktësi më të madhe dhe se analistët dyshojnë se pikërisht këto versione janë përdorur në sulmin ndaj Riadit.

Edhe Botë 4 d. më parë SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vdekjes së dy ushtarëve amerikanë Një burim tjetër ka thënë se Rusia e ka ndihmuar Teheranin zyrtar të rrisë saktësinë e dronëve Shahed-136 duke furnizuar sistemin satelitor të navigimit Kometa-M, për të cilin ekspertët thonë se është shumë më i saktë dhe shumë më i vështirë për t’u bllokuar sesa sistemi që prodhohet nga vetë Irani.

The Wall Street Journal ka raportuar për herë të parë në mars se Rusia e kishte furnizuar Iranin me sistemin Kometa-M. Kremlini e pati mohuar atë raport, duke e cilësuar si “lajm të rremë”. Objektet e CIA-s jashtë vendit përfshijnë zyrat kryesore të agjencisë në secilin shtet, të cilat zakonisht ndodhen brenda ambasadave amerikane dhe njihen si stacione.

Përveç tyre, CIA mban gjithashtu zyra operative, shtëpi të sigurta, qendra logjistike dhe objekte që përdoren për mbikëqyrje apo operacione të tjera. Vendndodhjet e këtyre objekteve ruhen si sekrete të nivelit më të lartë. Burimet nuk kanë pranuar të zbulojnë numrin e saktë apo vendndodhjet e objekteve të CIA-s që janë goditur nga dronët iranianë.

Njëri prej tyre ka thënë se numri ishte “më shumë se një, por më pak se dymbëdhjetë”, ndërsa një burim tjetër është shprehur se ishin goditur disa objekte. Sipas burimeve, analistët amerikanë të inteligjencës po hetojnë nëse Irani përdori të dhëna për shënjestrim të siguruara nga Rusia për sulmin ndaj ambasadës amerikane. Megjithatë, mbeten ende dyshime.

Disa nga burimet paralajmëruan se Irani mund të ketë synuar ambasadën amerikane në përgjithësi dhe që stacioni i CIA-s mund të jetë goditur rastësisht.

Edhe Botë 5 d. më parë Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së me sulme të reja Sipas burimeve, disa analistë kanë arritur në përfundimin se pak vende përveç Rusisë do të kishin si kapacitetin për të siguruar një inteligjencë kaq të ndjeshme për shënjestrim, ashtu edhe interesin për ta përdorur atë kundër Shteteve të Bashkuara.

Daniel Hoffman, ish-shef i një stacioni të CIA-s dhe ish-oficer i operacioneve të fshehta, ka thënë se nuk do të ishte aspak befasuese nëse Moska do ta ndihmonte Teheranin të shënjestronte objektet e CIA-s, duke pasur parasysh partneritetin e tyre të ngushtë strategjik.

Burimi: Koha