Gjurmë të mundshme gjaku në shtëpinë e këngëtarit D4vd që akuzohet

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Në seancën paraprake gjyqësore ndaj David Anthony Burke, i njohur si D4vd, hetuesit deklaruan se në shtëpinë e tij në Hollywood Hills u zbuluan gjurmë të mundshme gjaku, të padukshme me sy të lirë, në një mbulesë plastike, dyshekë gome dhe një pishinë gome, ka shkruar The Guardian.

Anëtarja e Policisë së Los Angelesit, Lauren Wallace, ka deklaruar se në dyshekët e gomës në garazh u gjetën njolla që mund të jenë gjak, si dhe prerje lineare që përputhen me përdorimin e një mjeti të mprehtë. Ajo ka shtuar se edhe pishina e gomës “dukej se ishte prerë”.

Ndërkohë, një tjetër eksperte kriminalistike, Chelsea Murillo, ka thënë se në automjetin Tesla Model X, ku u gjet trupi i 14-vjeçares Celeste Rivas Hernandez, kishte insekte dhe një erë të fortë dekompozimi, pavarësisht aromatizuesve të shumtë të vendosur në makinë. Sipas saj, edhe aty u zbuluan gjurmë të mundshme gjaku. Avokatja mbrojtëse Blair Berk vuri në dyshim rezultatet e analizave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Këto janë vetëm teste paraprake. Nuk do të thotë se keni gjetur gjak”, ka thënë ajo teksa Murillo u përgjigj shkurt: “Po”.

Edhe Showbiz 17 o. më parë Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film Prokuroria pretendon se Burke e vrau me thikë Celeste Rivas Hernandez për ta penguar të zbulonte marrëdhënien e tyre seksuale, e cila, sipas akuzës, do të rrezikonte karrierën e tij muzikore.

Ai është deklaruar i pafajshëm për akuzat, që përfshijnë vrasje të shkallës së parë, abuzim seksual ndaj një të miture dhe gjymtim të trupit. Gjatë seancës u bë e ditur edhe se nga viti 2022 deri në vitin 2025, Burke kishte përfituar mbi 7.2 milionë dollarë nga kontrata me “Interscope Records”, të cilën kompania e ndërpreu në muajin dhjetor të vitit 2025.

Prokuroria argumenton se ai kishte edhe motiv financiar për të fshehur krimin. Momente prekëse u regjistruan kur prokurorët paraqitën pasaportën e Celeste Rivas Hernandez, e gjetur në muajin janar të vitit 2026 pranë një rruge në Santa Barbara. “Pasi e gjeti dokumentin, kërkoi emrin në internet për të parë nëse personi jetonte në atë zonë.

Kur pa lajmet dhe kuptoi se çfarë kishte gjetur, telefonoi menjëherë qendrën tonë të emergjencës”, ka thënë zyrtari i Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, Sean Buenrostro. Prindërit e vajzës ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe u emocionuan gjatë paraqitjes së provave.

Edhe Showbiz 20 o. më parë George Michael dhe Elton John mund të sjellin një duet të ri pas vdekjes së këngëtarit “Është shumë e vështirë për familjen. Ata janë njerëz shumë privatë dhe po përpiqen ta përballojnë këtë situatë sa më mirë. Ata kanë një boshllëk në zemër që nuk do të mbushet kurrë”, ka thënë avokati i familjes, Patrick Steinfeld, pas përfundimit të seancës.

Burke, 21 vjeç, ndodhet në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht që nga arrestimi i tij në muajin prill. Nëse shpallet fajtor për vrasje, ai rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht ose dënimin me vdekje, megjithëse prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do ta kërkojë këtë masë.

Burimi: Koha