Një grua ka vdekur pesë ditë pasi pësoi lëndime në një aksident trafiku në Mitrovicën e Jugut. Aksidenti kishte ndodhur më , kur një burrë dyshohet se nga pakujdesia kishte goditur veturën që drejtohej nga një grua. Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjere, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Më , nga QKUK është njoftuar se njëra nga të lënduarat, femër, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”- thuhet në njoftimin e Policisë.
