Arrestohet një person në Merdare, pengoi policin të kryejë detyrën

0%

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar të Merdares. Prangosja e tij është bërë pasi dyshohet se ka penguar zyrtarin policor në kryerjen e detyrës zyrtare. Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje në raportin e saj 24-orësh. “ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt .”, thuhet në njoftim. Për këto veprime, ndaj tij është iniciuar rasti si pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Burimi: Bota Sot