Ekskluzive | Shtiu me armë në aheng në Han të Elezit, 22-vjeçari

0%

Ka marrë zhvillim rasti i të shtënave me armë gjatë një ahengu familjar në Han të Elezit, pasi personi i dyshuar është paraqitur vetë në Polici dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se ishte përdorur në incident, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Musli Musliun rreth 22 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti kishte ndodhur më 20 korrik, rreth orës , në restorantin “ Oslo ”, në rrugën “ Lepenci ” në Han të Elezit, ku ishte raportuar për të shtëna me armë gjatë një ahengu familjar.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit kishin gjetur 11 gëzhoja të kalibrit 9 mm të një arme me gaz, ndërsa rasti ishte iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ” dhe “ Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 22 korrik, rreth orës , Musli Musliu është paraqitur në Stacionin Policor në Han të Elezit, ku në mënyrë vullnetare ka dorëzuar një armë me gaz të tipit “ EKOL MAJOR ”, së bashku me një karikator të zbrazët. Arma është sekuestruar nga hetuesit si provë materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të procedurave ligjore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Musli Musliu është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com