Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i plagosuri është Hill Paluca. Sipas burimeve të Sinjalit nga Emergjenca, ai është dërguar për trajtim mjekësor menjëherë pas incidentit, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të përfshirë. Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.
Ekskluzive: Plagosje në Prizren, një person përfundon në spital Raportimi i Sinjalit për plagosjen në Prizren, Policia jep detaje të reja: Pas fjalosjes mes katër personave, i dyshuari qëlloi drejt veturës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
