IKSHPK: Gjatë këtij viti dy të vdekur e 21 raste të reja me HIV/AIDS

0%

21 raste të reja me HIV/AIDS janë regjistruar në Republikën e Kosovës nga data e deri më . Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur dy persona të prekur me HIV/AIDS. Ky institucion ka bërë thirrje për testim të hershëm sepse ai shpëton jetë. “Testimi është i thjeshtë dhe konfidencial. Testimi i hershëm shpëton jetë”- thekson IKSHPK.

IKSHPK ka ripërsëritur se me terapi antiretrovirale HIV mund të mbahet nën kontroll. HIV është një virus që dobëson sistemin imunitar. AIDS është faza e avancuar e infeksionit HIV. Ai transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, gjakut të infektuar, nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji.

HIV/AIDS nuk transmetohet nga shtrëngimi i duarve, përqafimeve, përdorimit të përbashkët të enëve e pickimit të mushkonjave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo