Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

0%

Shpërndaje në: Një person dyshohet se ka mbetur i vrarë aksidentalisht në Strellc të Deçanit të enjten pasdite. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për KOHËN se rreth orës kanë pranuar informacionin për gjuajtje me armë në oborrin e një stani në bjeshkën e Strellcit. “Deri tani dyshimet janë për vrasje aksidentale mes familjarëve”, ka thënë ai.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Burimi: Koha