Basha publikon pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka publikuar pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugën Prizren–Tetovë, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për lidhjen ndërkufitare. Përmes një postimi në Facebook, Basha ka bërë të ditur se punimet po vazhdojnë në Malet e Sharrit. “Mirëmëngjesi nga Malet e Sharrit, ku po punohet në rrugën Prizren–Tetovë”, ka shkruar ai.

Sipas Bashës, projekti do të krijojë infrastrukturë të re dhe do të sjellë përfitime për qytetarët në të dyja anët e kufirit. “Qeveria Kurti me këtë projekt do t’krijon rrugë të reja, lidhje të reja, si dhe mundësi të reja për qytetarët në të dyja anët e kufirit”, ka deklaruar ministri në detyrë i Infrastrukturës. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi