Charlize Theron ka habitur me deklaratën se e admironte Matt Damonin për pamjen e tij fizike gjatë xhirimeve të filmit “The Odyssey”. Ajo tha se aktori dukej i jashtëzakonshëm pasi humbi mbi nëntë kilogramë dhe iu nënshtrua një programi intensiv stërvitor për rolin e Odiseut.
Me humor, Theron pranoi se i kishte hedhur sytë edhe te fiziku i Damonit, madje duke thënë se i shikonte të pasmet, përpara se të shtonte me shaka se kjo nuk ishte e duhur. Mat dhe Charlize Theron dhe Damon njihen prej vitesh, pasi kanë luajtur së bashku në filmin “The Legend of Bagger Vance” në vitin 2000.
Aktorja tha se ribashkimi me të në xhirime ishte shumë emocional, derisa Damon zbuloi se transformimi i tij fizik u arrit falë stërvitjeve intensive dhe ndryshimeve në dietë, përfshirë heqjen e glutenit. Damon ka treguar më herët se regjisori Christopher Nolan i kërkoi të ishte “i dobët, por i fuqishëm” për rolin e Odiseut.
Për këtë arsye, ai ndoqi një regjim të rreptë stërvitor dhe bashkëpunoi me mjekun e tij për të ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Aktori zbuloi se një nga ndryshimet kryesore ishte eliminimi i glutenit nga dieta, gjë që, sipas tij, luajti rol të rëndësishëm në transformimin fizik.
